BOLLË
f. sh. zool.
- Gjarpër i trashë johelmues, i gjatë deri një metër e gjysmë, me kokë që nuk dallohet nga qafa dhe me bark të sheshtë, bullar; gjarpër. Bolla e ujit bollujëse. Bolla e kuqe. Bollë shtëpie. I trashë si bollë. Kamxhik prej bolle. Zure bollën, shtypi kokën! fj. u. për armikun mos ki mëshirë.