Skip Navigation or Skip to Content
X
BOLLSHËM mb.
1. Që mjafton plotësisht, i mjaftueshëm. Drekë (darkë) e bollshme.
2. Që është me shumicë, i shumtë; i madh; që është i pasur, i begatshëm. Prodhime (korrje) të bollshme. Ushqim i bollshëm. Të ardhura të bollshme. Vit i bollshëm. E laj me ujë të bollshëm.
3. Që ka hapësirë të mjaftueshme për diçka, që ka përmasa të mëdha, i gjerë. Shtëpi (dhomë) e bollshme. Pantallona të bollshme.