Skip Navigation or Skip to Content
X
BOLSHEVIK m.sh.
1. Anëtar i partisë bolshevike të themeluar nga V.I. Lenini dhe të udhëhequr më pas nga J.V. Stalini (në fillim anëtar i shumicës revolucionare në Partinë Punëtore Socialdemokrate Ruse, që u formua nën udhëheqjen e V.I. Leninit në luftë me pakicën oportuniste menshevike). Partia e bolshevikëve.
2. Pasues i bolshevizmit, marksist i vendosur, komunist revolucionar (në kundërvënie me oportunistët dhe me revizionistët e ndryshëm). Bolshevik i vërtetë.
BOLSHEVIK mb.
1. Që ka të bëjë me bolshevizmin, që lidhet me bolshevizmin; që u përket bolshevikëve, i bolshevikëve. Parti bolshevike.
2. Që është veti e bolshevikëve, që shquhet për qëndrimin parimor marksist-leninist, që vepron si revolucionar i vendosur. Qëndrim bolshevik. Kritikë (autokritikë) bolshevike.