Skip Navigation or Skip to Content
X
BOMBARDOJ kal.
1. Gjuaj me bomba nga ajri ose me artileri për ta shkatërruar, e rrah me bomba, hedh bomba. Bombarduan qytetin (fshatin, urën). Bombardoi kolonën armike. E bombardoi me top (me mortaja).
2. fiz. Godit me rreze atomet a qelizat e një trupi për t`u ndryshuar ndërtimin ose për qëllime të tjera. Bombardoi me rreze.
3. bised. Gjuaj shumë herë me gurë ose me sende të tjera, e godit dendur me diçka.
4. fig. bised. E sulmoj me forcë e pareshtur me diçka, pa e lënë të qetë, e godit vazhdimisht në një pikë; i drejtoj a i dërgoj dendur diçka. Ë bombardoi me pyetje (me fjalë). E bombarduan me letra (me telegrame).