Skip Navigation or Skip to Content
X
BORGJEZ m.sh.
1. Pjesëtar i klasës borgjeze; pronar kapitalist që shfrytëzon punëtorët e punonjësit e tjerë. Borgjez i vogël pjesëtar i shtresës së pronarëve të vegjël.
2. keq. Ai që është dhënë pas fitimit, që lufton vetëm për mirëqenien vetjake dhe që vë interesin e tij mbi interesin e përgjithshëm, ai që ka fituar tiparet e një përfaqësuesi të borgjezisë. Borgjezët e rinj.
BORGJEZ mb.
1. Që ka të bëjë me borgjezinë, që i përket borgjezisë, i borgjezisë. Klasa borgjeze. Shtresë borgjeze. Parti borgjeze. Marrëdhënie borgjeze. Me origjinë borgjeze.
2. Që është nën sundimin e borgjezisë; që vepron në dobi të borgjezisë, që u shërben qëllimeve të borgjezisë. Rend (shtet, vend) borgjez. Republikë borgjeze. Demokraci borgjeze. Qeveri borgjeze. Revolucion borgjez. Shtypi borgjez.
3. keq. Që është karakteristik për borgjezinë ose për borgjezin, që shpreh interesat e klasës së borgjezisë; që përshkohet nga fryma e borgjezisë, që është karakteristik për mënyrën e jetesës së borgjezisë. Botëkuptim borgjez. Ideologji (pikëpamje) borgjeze. Qëndrim borgjez. Nacionalizëm borgjez. E drejta borgjeze. Sjellje borgjeze. Moral (degjenerim) borgjez. Kulturë borgjeze. Art borgjez. Letërsi borgjeze. Intelektual borgjez. Mënyrë borgjeze e jetesës. Humanizëm borgjez. Pacifizëm borgjez.