Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BORI

    f. sh.
    1. Vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykë në trajtë hinke, që nxjerr zë të fortë e që përdoret edhe për të dhënë sinjale (në ushtri etj.); trumbetë, trombë. Boria e zgjimit. Boria e aksionit. Boria e alarmit. Sinjal me bori. I bie borisë. Ra boria. Mbledh (bëj) diçka si bori.
    2. Mjet sinjali, që përdoret në makina, në karroca etj. dhe që nxjerr zë të fortë. Bori automobili. I bie borisë. Ndalim borie.
    3. Lloj pizge në trajtë koni, me një pipëz në majë, që e bëjnë fëmijët zakonisht në pranverë prej lëkurës së lofatës ose të shelgut dhe që nxjerr një zë mjaft të fortë.
    4. bised. Qyngj sobe.

      Shprehje

      • Ra boria bëhet thirrja për diçka, jepet kushtrimi.