Skip Navigation or Skip to Content
X
BOSH mb.bised.
1. I zbrazët, që nuk ka gjë a njeri brenda; i lirë, i pazënë. Enë (shishe, fuçi, kuti) boshe. Vend bosh. Vagon bosh.
2. Që punon pa ngarkesë, që nuk kryen punë të dobishme ose që nuk e plotëson qëllimin e caktuar. Lëvizje boshe.
3. I padobishëm, që nuk ka vlerë; që nuk ka kuptim; i zbrazët; i kotë. Punë boshe. Fjalë (frazë) boshe. Gjëra boshe.
BOSH ndajf.bised.
1. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda; pa gjë në duar; kund. plot. Marr (sjell) një enë (një kuti) bosh. Erdhi me duar bosh. Mbeti vendi bosh. U kthye bosh. E kishte barkun bosh s'kishte ngrënë asgjë, ishte i uritur. E kishte shtëpinë bosh. E kishte xhepin bosh. E shkrepi pushkën bosh. E bëri bosh e zbrazi, ia hoqi gjërat që kishte brenda. E la bosh.
2. Pa ngarkesë, pa kryer punë të dobishme ose pa plotësuar qëllimin, për të cilin bëhet. Lëvizje bosh. Goditje bosh. Rrotullohet bosh. Makina punonte bosh.
3. fig. Kot, humbur, pa dobi, pa vlerë; pa kuptim. Rri bosh. Flet bosh. I shkoi (i vajti) puna (mundimi) bosh. E bëri rrugën bosh. I shkoi fjala bosh. * E nxori (e përcolli, e qiti) me duar bosh (me duar thatë, me duar zbrazur) shih te THATË
4. E bëri bosh (gruan) vjet. e ndau gruan, e përzuri. E ka kokën bosh a) nuk i vjen asnjë mendim në kokë, nuk i punon truri; b) nuk di gjë fare, nuk ka mësuar gjë fare. U ndodha (më zuri) bosh isha i papërgatitur para diçkaje të papritur, nuk dita si të përgjigjesha a si të veproja në një rast të vështirë. E qiti bosh (fjalën) e hodhi poshtë si të pavlerë, nuk e pranoi. Mbeti me lugë bosh (të zbrazët) shih te ZBRAZËT (i, e). Ngopet me lugë bosh (të zbrazët) shih te ZBRAZËT (i, e). Më mirë djepin bosh (thatë) se shejtanin brenda fj.u. shih te DJEP,~I.