Skip Navigation or Skip to Content
X
BOSHLLËK m.sh.bised.
1. Hapësirë e zbrazët, vend bosh; zbrazëti. Boshllëk i madh. Bie në boshllëk.
2. Vend i lirë, zbrazëti; mungesa e diçkaje në vendin e duhur; shkëputje, ndërprerje në diçka. Lë boshllëk. Mbush boshllëkun.
3. fig. Detyrë që nuk është plotësuar, mungesë, e metë. Boshllëqet e kaluara. Boshllëqe në punë. Boshllëqet e nxënësve. Ka boshllëqe.
4. fig. Gjendje e rëndë shpirtërore, pikëllim i thellë nga një humbje e rëndë e pazëvendësueshme, nga një goditje, nga dëshpërimi etj. Ndiej një boshllëk. Kam një boshllëk të madh në zemër.
5. fig. Mungesa e idealeve, e synimeve dhe e interesave të shëndosha për jetën, zbrazëti shpirtërore.