Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BOTË

    If.
    1. Baltë e përhime në të bardhë; deltinë.
    IIf. sh.
    1. Rruzulli i Tokës me gjithçka që është në të, dheu; trup qiellor, planet: harta e botës; udhëtim rreth botës; në të katër anët e botës; sa të jetë bota; edhe sikur bota të përmbyset çfarëdo që të ndodhë, nuk kam për ta bërë diçka kurrsesi; bota është e rrumbullakët (me rrota) (fj. u.) vjen dita që gjithçka mund të ndodhë; mos bëj keq, se mund ta pësosh dikur.
    2. Tërësia e qenieve, e sendeve a e dukurive që na rrethojnë: bota e jashtme; bota e gjallë (organike); bota bimore (shtazore, e kafshëve); bota e sendeve (e yjeve); bota e ngjyrave (e tingujve); në botën e përrallave.
    3. Jeta në tokë; jetë: bota tjetër (e përtejme); doli në botë lindi; shkoi në atë botë vdiq; e dërgoi në botën tjetër (përçm.) e vrau; s'është në këtë botë s'merr vesh fare ç'po bëhet.
    4. përmb. Njerëzia, gjindja; njerëzit e tjerë; një njeri, dikush: si gjithë bota; sa për sy të botës sa për t'u dukur; në shtëpi të botës; e bija e botës (mospërf.) një grua a një vajzë çfarëdo; i biri i botës (mospërf.) një burrë a një djalë çfarëdo; në sy të botës para të gjithëve, haptas; fjalët (gojët) e botës; malli i botës malli i huaj; u bë gazi i botës; u çudit gjithë bota; u rrit nëpër dyert e botës; hamë bukën tonë e bëjmë duanë e botës (fig.); i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës (fig.); kali i botës të lë në udhë (fj. u.).
    5. Shoqëria njerëzore e organizuar sipas një rendi të caktuar a me tipare historike e kulturore të veçanta; mënyrë jetese a organizimi shoqëror, rreth njerëzish të një veprimtarie, të një moshe etj.; fushë e veçantë veprimtarie: bota shqiptare; bota antike (ilire, greko-romake); bota e jashtme vendet e tjera; bota letrare (shkencore); bota e fëmijëve.
    6. Jeta shpirtërore e psikike; tërësia e ndjenjave, e mendimeve, e interesave etj.: bota e brendshme (vetjake); botë e vogël (e mbyllur).

      Shprehje

      • E dërgoi prapa botës (prapa diellit
      • ); m'u errësua bota (vendi
      • ); është jashtë botës keq. s'merr vesh nga jeta; nuk sillet si të gjithë; e ka botën rrafsh (dikush) nuk mërzitet kurrë e për asgjë; është prapa botës nuk është i zhvilluar; / nuk merr vesh se ç'ndodh; mori botën ndër sy iku shumë larg; mërgoi; iku nga sytë këmbët; nuk u prish bota mospërf. s'ka ndodhur ndonjë e keqe e madhe, nuk u bë kiameti; ka parë botë me sy ka shëtitur në shumë vende; është i kulturuar.