BOZË f.
Pije freskuese, që bëhet me miell meli ose misri të thartuar me brumë buke dhe që ka shije majhoshe; sasia e kësaj pijeje sa nxë një gotë. Bozë e ftohtë. Bozë meli (misri). Një gotë bozë. Ngjyrë boze. Pinë nga një bozë. * U bë bozë a) e humbi vlerën e rëndësinë, i doli boja nga tepria a nga përsëritja e shpeshtë, u bë diçka e mërzitshme; b) i ra çmimi, u lirua. Iu bë gjaku (zemra) bozë u shqetësua shumë, iu prish gjaku, iu bë gjaku ujë. M'u bë koka (mendja) bozë (dhallë, çorbë, përshesh, lëmsh, tym) shih te DHALL/Ë,~I.