BRAKTISUR mb.
Që është lënë përgjithnjë a për një kohë të gjatë, prej të cilit është hequr dorë fare; që është lënë pa kujdesje, pa përkrahje e pa ndihmë; i lënë pas dore. Prindër të braktisur. Fëmijë i braktisur. Shtëpi e braktisur. Fshatra (vende, toka) të braktisura.