Skip Navigation or Skip to Content
X
BRAZDË f.sh.
1. Vijë e gjatë, që hapim në arë me plug ose me një vegël tjetër bujqësore, hulli. Brazda e parmendës. Brazdë me shat. Brazda pa kokë hulli pa farë drithi. Ujitje me brazda. Hap (bëj) brazda. Hedh farën në brazdë.
2. Vijë a thellim pak a shumë i gjatë në sipërfaqen e diçkaje; rrudhë. Brazdat e ballit. Brazda e lundrës në ujë. Brazdat e trurit. Trung me brazda në lëkurë.
3. fig. Vijë a rrugë, në të cilën ecën ose zhvillohet diçka; gjurma që lë diçka; përshtypje, mbresë e thellë. Brazdë e pashlyeshme. Brazdat e jetës. * Ranë në brazdë u morën vesh për diçka, ranë në ujdi, u pajtuan. Erdhi (ra) në brazdë (në hulli) u vu në rrugë të drejtë; nisi të bindet për diçka. E vuri (e futi) në brazdë (në hulli) e vuri në udhë të drejtë, e solli në rrugë të mbarë.