BREJ kal.
1. E ha diçka me dhëmbë duke e grirë grimca-grimca, grimcoj me dhëmbë diçka të fortë. Brej bukën. Brej sheqer. Brej me dhëmbë. Miu bren letrën. Krimbi bren drurin. Qeni bren kockat. Mola bren rrobat. Uria bren gurët. fj.u.
2. vet. veta III. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak. Ndryshku bren hekurin. Pusi e breu litarin. Era bren tokën. Shiu bren shkëmbinjtë.
3. jokal. vet. veta III. Më kruhet shumë, më ha. I brente trupi (koka).
4. vet. veta III fig. Më mundon diçka përbrenda vazhdimisht, më grin përbrenda pak e nga pak, s'më lë të qetë. E bren ndërgjegjja. Më bren malli për dikë. Më bren meraku. E bren dyshimi (smira). Më bren zemrën (shpirtin). E brejnë kontradiktat. E bren nga brenda. * Bren hekur me dikë grindet keq, hahet, bën sherr. Bren (ha) hekurin (çelikun, plumbin, gurin) me dhëmbë shih te DHËMB,~I. E brente (i kishte hyrë, e hante) krimbi shih te KRIMB,~I. Më bren (më ha) zemra shih te ZEM/ËR,~RA. Më bren zemrën shih te ZEM/ËR,~RA.