Skip Navigation or Skip to Content
X
BREKË f.vet.sh.
1. Veshje e brendshme e hollë, që mbahet në trup nga mesi e poshtë; të mbathura, mbathje. Brekë të shkurtra (të gjata). Brekë pambuku (mëndafshi, leshi). Brekë banje.
2. bised. Pupla të mëdha e të dendura që kanë disa shpendë te këmbët. Gjel me brekë. Pëllumb me brekë. * Ishte bythë e brekë me dikë thjeshtligj., keq. shih te BYTH/Ë,~A. Me brekë nëpër këmbë (nëpër shalë, zvarrë) thjeshtligj., tall. i mundur, i turpëruar; me frikë të madhe e plot rrëmujë. S'di të mbathë as brekët thjeshtligj., përb. shih te MBATH.