BRENDAPËRBRENDA
I. ndajf. Vetëm brenda diçkaje a brenda dikujt; brenda. E shohim brendapërbrenda, midis nesh. II. parafj. Përdoret me emra të rasës rrjedhore, që shënojnë vend a diçka tjetër me caqe, përbërje e përmasa të përcaktuara, me kuptimin «vetëm në hapësirën që përfshijnë kufijtë (e diçkaje), vetëm në pjesën e brendshme (të diçkaje), vetëm në gjirin (e diçkaje); brenda». Brendapërbrenda familjes. Brendapërbrenda shkollës. Brendapërbrenda ndërmarrjes (kooperativës, repartit, sektorit). Brendapërbrenda vendit. Brendapërbrenda rrethit. Brendapërbrenda partisë.