BRENDI f.
1. Përmbajtja e një vepre, e një shkrimi, e një letre etj.; përmbajtja e një pune a e një veprimtarie, thelbi i diçkaje. Brendia politike (ideologjike). Brendia e letrës. Brendia e romanit (e tregimit, e poemës). Brendia e mësimit (e edukimit).
2. Përmbajtja, kuptimi i diçkaje, ajo që shprehet me një formë të caktuar. Brendia dhe forma. Brendia e fjalisë.
3. shih BRENDËSI,~A. Në brendi të vendit.