BRENGË II
f. sh.
- mjek., veter. Sëmundje e grykës, që shfaqet me ënjtje të saj, fyti i keq, difteria.
- Mëllë, bullungë që u del njerëzve e kafshëve dhe shenja që lë në trupin e tyre; gjurma, shenja e një plage; gjurmë që mbetet si gungë në trup të bimëve, pasi është mbyllur një prerje, një gërvishtje etj.
Shprehje
- BRENGË THIU bot. Bimë barishtore me degë të gjata e të shtrira përtokë, me gjethe të imëta e të mprehta, që del e rritet zakonisht nëpër pyje.