BRERORE f.sh.
1. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm. Brerore e ndritshme. Brerore drite. Brerorja e Hënës. Brerorja e Diellit. Ndrit si brerore.
2. fet. Kurorë e ndritshme, e pikturuar përqark kokave të shenjtorëve, për të treguar «shenjtërinë» e tyre (sipas paragjykimeve fetare). Brerore e artë. Brerorja e shenjtërisë.