Skip Navigation or Skip to Content
X
BRESHËR m.
1. Reshje, që formohet nga pikat e shiut të ngrira si akull në ajër dhe që bie kokrra-kokrra, zakonisht në verë. Breshër i fortë (i madh, kokërrmadh). Kokërr breshri. Re breshri. Shi me breshër. Bie breshër. E zuri breshri. I prishi bimët breshri.
2. fig. Shumicë, sasi e madhe, rrëke e diçkaje, breshëri. Breshër plumbash (gjylesh). Breshër gurësh. Breshër fjalësh. Breshër duartrokitjesh. Breshër pyetjesh. Breshër sharjesh (qortimesh). Breshër lotësh.
3. përd. ndajf. Shumë, dendur e me vrull. I binin lotët breshër. * Re me breshër shih te RE,~JA I. Iku si reja me breshër (me furtunë) shih te RE,~JA I. Iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër) shih te SHI,~U. S’qëndron breshri mbi breshkë fj.u. në rrethana të tilla s'bëhet punë, nuk ecën puna kështu, është e pamundur të bëhet (një punë). Breshri e rreh e hunda me majë iron. shih te HUND/Ë,~A. Kush mbjell duhi, korr breshër e shi fj.u. shih te DUHI,~A.