BRESHËRI f.sh.
1. usht. Të shtëna të menjëhershme me armë automatike ose me shumë armë së bashku. Breshëri automatiku (mitralozi, pushkësh, armësh, topash, artilerie). Breshëri zjarri. Qitje me një breshëri. Me breshërinë e parë. Shtie (qëlloj) me breshëri. Përshëndet me breshëri.
2. edhe fig. Shumicë, sasi e madhe dhe e pandërprerë, rrëke e vrullshme dhe e pandërprerë e diçkaje, breshër. Breshëri plumbash (gjylesh). Breshëri duartrokitjesh. Breshëri pyetjesh.