BRESHKËZ f.sh.
1. zool. Zvog. e BRESHK/Ë, ~A.
2. zool. Insekt i ngjashëm me morrin, me ngjyra të ndryshme, i mbuluar me një guaskë të hollë, të dylltë e pulla-pulla si guaska e breshkës, që ngjitet zakonisht në gjethe, në degë a nëpër fruta dhe ushqehet me lëngjet e tyre. Breshkëza e butë. Breshkëza dyllore. Breshkëza e bardhë. Breshkëza e kuqe (breshkëza e agrumeve). Breshkëza e zezë. Breshkëza e fikut. Breshkëza e ullirit.
3. mjek. Sëmundje lëkure, që shfaqet në trup të njeriut a të kafshës si gungë e vogël; sëmundje që shfaqet në fyt në trajtën e një gunge të qelbëzuar; mëllë. I kanë dalë breshkëza.
4. bot. Gungë që del në trung të ullirit, e cila mund të shkëputet nga trungu e të mbillet si fidan.
5. Valle popullore dasmash, në të cilën kërcimtari kryesor bën disa lëvizje si të breshkës.