BRETKOSË f.sh.zool.
Kafshë e vogël pa bisht, me ngjyrë të murrme a të gjelbër, me këmbët e prapme të gjata, që ecën duke kërcyer dhe që mund të jetojë në ujë dhe në tokë. Bretkosë e gjelbër. Bretkosë bari. Zë bretkose. Tufë bretkosash. Këndojnë (kuakin) bretkosat. * Stil «bretkosë» sport, mënyrë të notuari si bretkosë, duke lëvizur anash me hapje të gjerë këmbët e duart brenda në ujë.