Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BRI

    Im. sh.
    1. Secili zgjatim kockor në kokën e disa kafshëve: brirët e dhisë (e drerit); punime në bri; humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.); / secila fije e hollë që kanë përpara disa kafshëza a kandrra: brirët e kërmillit.
    2. muz. Vegël frymore si gyp i përkulur e me fund të gjerë.
    3. Si mb. (me parafjalën me) shumë (i madh, i keq): budalla (budallallëk) me brirë; shejtan me brirë.

      Shprehje

      • I ra në bri e kuptoi, i ra në të; me brirë përpara me të egër, duke u kanosur; u fut (hyri) në bri të buallit (te kaut) u fsheh mirë; i hanë brirët e kërkon vetë të keqen; / kërkon të grindet; s'ka brirë (diçka) duket vetiu, është e qartë; i kanë mprehur brirët janë gati të zihen; e nguli bririn (dikush) keq. vdiq; i vë brirë (burrit) keq. e tradhton.
    IIparafj.
    1. (r. rr.) përbri; përkrah: bri pyllit; bri meje; bri për bri krah për krah.