BROF
Ijokal.
- Ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim, hidhem shpejt më këmbë; kërcej përpjetë. Brofi me këmbë. Brofi nga vendi (nga shtrati). Brofi menjëherë (përpjetë).
- Turrem drejt diçkaje, hidhem me vrull përpara. Brofi përpara. Brofi te dera (te dritarja).
Shprehje
- I brofte zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.).
IIndajf.
- Menjëherë e me vrull, shpejt (kur ngrihemi). U ngrit (u çua) brof.
- Papritmas, befas, menjëherë. I doli brof përpara.
- përd. kallëzues. Ngrihem menjëherë, çohem me vrull e shpejt. Brof më këmbë.