BROHORIT jokal.
1. Thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë. Brohoriste pa pushim.
2. kal. Përshëndet e miratoj me brohoritje dhe me duartrokitje një njeri të shquar; përshëndet e miratoj me gëzim një ngjarje të madhe, një vendim me rëndësi etj. (edhe fig.). Populli brohoriti me gëzim shpalljen e Republikës.