Skip Navigation or Skip to Content
X
BROKË I f.sh.
1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka.
2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi, porcelani). Brokë uji. Pi me brokë.