BRUMBULL
Im. sh. zool.
- Kandërr me ngjyrë të zezë a të murrme etj., me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron nëpër drurë, në pleh etj. Brumbull i vogël. Brumbulli i zi. Brumbulli i murrmë. Brumbulli i gjelbër. Brumbulli i butë. Brumbulli i egër. Brumbull maji. Brumbulli i miellit.
- Mashkulli i bletës.
Shprehje
- Kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë fj. u. kush shkon pas një njeriu të keq, përfundon keq.
IIndajf.
- Plot, me majë, buzë me buzë, cep me cep. E mbushi brumbull.