Skip Navigation or Skip to Content
X
BRUMBULL m.sh.zool.
1. Kandërr me ngjyrë të zezë a të murrme etj., me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron nëpër drurë, në pleh etj. Brumbull i vogël. Brumbulli i zi. Brumbulli i murrmë. Brumbulli i gjelbër. Brumbulli i butë. Brumbulli i egër. Brumbull maji. Brumbulli i miellit.
2. Mashkulli i bletës. * Kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë fj. u. kush shkon pas një njeriu të keq, përfundon keq.
BRUMBULL ndajf.
Plot, me majë, buzë me buzë, cep me cep. E mbushi brumbull.