Skip Navigation or Skip to Content
X
BRUMOS kal.
1. Gatuaj brumin për bukë etj., bëj brumë; mbruj. Brumos me duar.
2. fig. Formoj karakterin dhe botëkuptimin e dikujt, e edukoj duke u kujdesur që të fitojë bindje politike, ideologjike e morale të caktuara, e kalit në punë e në veprimtari shoqërore; e formoj si njeri. Brumos rininë. Brumos me frymën revolucionare.
3. fig. Përgatit, vë themelet e diçkaje; e forcoj, e bëj të pathyeshëm. Me gjakun e tyre brumosën demokracinë.