Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BRUTAL

    mb.
    1. Që sillet a vepron me ashpërsi, i vrazhdë, i ashpër, i panjerëzishëm; që përdor forcën, që sillet me egërsi. Njeri brutal.
    2. Që është i ashpër, i vrazhdë, i egër; që bëhet menjëherë e me forcë ose që thuhet fare copë, në mënyrë të trashë e jo të njerëzishme. Sjellje brutale. Përgjigje brutale. Qëndrim (veprim) brutal. Ndërhyrje brutale. Shkelje brutale e të drejtave. Forcë brutale. Në mënyrë brutale.