BUBURIT jokal.
1. Zien ngadalë me pak zjarr dhe bën një zhurmë të lehtë e të vijueshme. Buburit gjella.
2. vet. veta III. Më zien diçka përbrenda, kam diçka të brendshme që më mundon e që do të shpërthejë. Më buburit zemërimi.
3. Buron mbyturazi, del ujë pak e nga pak nga dheu.
4. Lëshon një gjëmim të mbytur, uturin mbyturazi. Buburit deti (lumi).