Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUÇIMË

    f. sh.
    1. Zhurmë a krismë e fortë, që shpërthen menjëherë dhe me jehonë; zë i lartë dhe i fuqishëm; thirrje prej shumë zërash; ushtimë, uturimë. Buçimë shurdhuese. Buçima e topave (e minave). Buçima e traktorëve. Buçima e daulles. Buçima e detit (e lumit), Buçima e malit (e pyllit). Buçima e këngës. Buçima e turmës.
    2. fig. Jehona e fuqishme e një ngjarjeje me rëndësi. Buçima e revolucionit.
    3. Zhurmë e mbytur që ndiejmë në veshë.