Skip Navigation or Skip to Content
X
BUCELË f.sh.
1. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm.
2. Enë balte me lëfyt, e sheshtë nga njëra anë dhe me bark nga ana tjetër, që përdoret për të mbajtur ujë. Pi ujë me bucelë.
3. Pjesë e rrumbullakët në qendër të rrotës së qerres etj., ku bashkohen spicat, rrezet ose telat dhe ku futet boshti. Bucela e qerres. Bucela e rrotës së mullirit. Bucela e biçikletës. Rrathët e bucelës. Bën bucela. * Prish bucela e bën kënaçe dëmton diçka të rëndësishme për të rregulluar një vogëlimë, prish shtëpi e bën kasolle.