Skip Navigation or Skip to Content
X
BUDALLALLËK m.sh.bised.
1. Të qenët budalla a i trashë nga mendja, vetia e një njeriu budalla; marrëzi; kund. mençuri. E ka (e bën) nga budallallëku. Me budallallëkun e vet.
2. Veprim, sjellje a punë prej budallai; fjalë a shprehje prej budallai; marrëzi. Budallallëk me brirë. Budallallëqe me thes. Bën budallallëqe. Thotë (flet) budallallëqe.