BUFKË f.sh.
1. Xhufkë. Bufkat e peshqirit (e shallit, e lahurisë). Bufka e pudrës. Perde me bufka; Opinga me bufka.
2. Diçka e fryrë, e mbushur dhe zakonisht në trajtë të rrumbullakët. Bufka pemësh. Bufkë gështenje. Bufkë vidhi. Bufka e pambukut. Bufka e qepës lulja e qepës. Bufkë leshi. Bufkë puplash.
3. Bluzë grash pa jakë, me mëngë të gjera e të fryra te supet.
4. bot. Lulebufkë.
5. Dele me shumë lesh në turi.
BUFKË mb.
1. I fryrë dhe në trajtë të rrumbullakët. Jakë bufkë. Brekushe bufkë. Speca bufka speca të rrumbullakët e me tul. Me faqet bufkë.
2. Që ka kaçule mbi veshë dhe pendë në pjesën e poshtme të këmbëve (për pulat). Pulë bufkë.