Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUJAR

    Im. sh. hist.
    1. Pronar i madh tokash, përfaqësues i shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale; fisnik.
    IImb.
    1. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik. Njeri bujar. Zemër bujare. Popull bujar. Sjellje bujare. Ndihmë bujare. Sa bujar je, aq miq ke. fj. u.
    2. hist. Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që lidhet me aristokracinë feudale, i bujarëve. Familje bujare.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Bujar i madh. Shtëpia e bujarit është e mikut dhe e shtegtarit. fj. u.