Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUJARI

    f.
    1. Të qenët bujar e i pritur, vetia e njeriut dorëdhënë e zemërbardhë; zemërgjerësi, shpirtmadhësi, fisnikëri shpirtërore. Bujaria e shqiptarit. Pres me bujari.
    2. hist. Shtresa më e lartë dhe e privilegjuar e klasës shfrytëzuese, shtresa e aristokracisë në shoqërinë feudale; tërësia e bujarëve, bujarët, fisnikëria; parësia, shtresa më e lartë në një fis. Bujaria feudale. Bujaria e lartë. Bujaria e fisit. Shtresa e bujarisë.