BUJK m.sh.
1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i përparuar (i dalluar). E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. fj.u. Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. fj.u.
2. hist. Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi.