Skip Navigation or Skip to Content
X
BUJQËSI f.
1. Mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme për njeriun; një nga degët kryesore të ekonomisë popullore, që përfshin punimin e tokës dhe rritjen e bimëve e të kafshëve të dobishme për njeriun. Bujqësia socialiste. Bujqësia e blegtoria. Punëtor bujqësie. Ministria e Bujqësisë. Zhvillimi i bujqësisë. Merrem me bujqësi. Bujqësia është çështje e gjithë popullit.
2. Shkenca që merret me punimin e tokës dhe me rritjen e bimëve të dobishme për njeriun. Instituti i Lartë i Bujqësisë. Studioj për bujqësi.