BUKËL I f.sh.zool.
Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. * U ka hyrë bukla u ka ardhur njeriu që duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet.