Skip Navigation or Skip to Content
X
BUKËVALE f.sh.
1. gjell. Bukë e thërrmuar, e përvëluar me ujë të valë, me vaj ose me gjalpë dhe e përzier zakonisht me djathë; gatesë me miell misri të përzier me djathë, që përvëlohet me gjalpë; valë, papare. Bukëvale me djathë të njomë. E ushqente me bukëvale.
2. etnogr. Ëmbëlsirë me kulaç të thërrmuar në ujë të valë, me gjalpë dhe me sheqer, që bëhej zakonisht në ditët e para pas lindjes së fëmijës. Vajti me bukëvale.
3. përd. mb. I butë e i shkrifët. Dhe (tokë) bukëvale.