Skip Navigation or Skip to Content
X
BUKUR f.sh.
1. vet. nj. filoz. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive, që janë të zhvilluara në mënyrë të harmonishme e të përkryera në llojin e tyre, që u përgjigjen idealeve tona socialiste e pikëpamjeve estetike përparimtare dhe që të japin kënaqësi e të bëjnë t'i admirosh; të qenët i bukur, bukuria; kund. e shëmtuara. E bukura dhe e shëmtuara. E bukura dhe e dobishmja. Ndjenja e së bukurës. Ligjet e së bukurës. Njohja e së bukurës.
2. vet. sh. euf. Grykët. * E Bukura e Dheut a) folk. figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur, e mirë dhe e dashur; b) zool. shih PIKËLOR/E,~JA 1. E Bukura e Jetës arb. e Bukura e Dheut.
BUKUR m.sh.
Djalë a burrë i bukur. * I bukuri i unazës (i dorës) bised. gishti i katërt i dorës, gishti i unazës. Është i bukuri (i miri, i zgjuari, trimi) i dheut shih te DHE,~U. I Bukuri i Dheut folk. figurë e përrallave popullore shqiptare, që përfytyrohej si një djalë shumë i bukur, i mirë dhe i dashur.
BUKUR mb.
1. Që ka tipare të rregullta, vija a lëvizje të harmonishme, gërshetim të këndshëm ngjyrash e tingujsh, brendi të shëndoshë e tërheqëse etj. dhe që me këto të jep kënaqësi e të bën ta admirosh; që është i përkryer në llojin e vet; që përputhet plotësisht me kërkesat e me shijet estetike të pranuara nga shoqëria socialiste e përparimtare; i hijshëm; kund. i shëmtuar. Vajzë (grua) e bukur. Djalë i bukur. Me fytyrë (sy, ballë, trup, shtat) të bukur. Kalë (zog) i bukur. Lule e bukur. Natyrë (pamje, ngjyrë) e bukur. Liqen i bukur. Qytet (fshat) i bukur. Shtëpi e bukur. Artet e bukura. Pikturë (skulpturë) e bukur. Shkrim i bukur. Rroba (këpucë) të bukura. Këngë (muzikë) e bukur. Libër i bukur. Zë i bukur. Shfaqje e bukur. Lojë e bukur. sport. Emër i bukur. I bukur si yll (si drita).
2. Që shquhet e çmohet për përmbajtjen e lartë; që vlerësohet e pëlqehet shumë për vetitë e mira morale, për ndjenjat, për karakterin etj.; i mbushur me ngjarje e veprimtari që sjellin mirëqenie, gëzim e lumturi. Sjellje e bukur. Zakone (virtyte) të bukura. Traditë e bukur. Jetë e bukur. E ardhmja e bukur. Lajm i bukur.
3. I dobishëm, i vlefshëm; që ecën e zhvillohet ashtu siç duhet, i mirë, i mbarë; shumë i përshtatshëm. Punë e bukur. Shëndet i bukur. Rast i bukur. Ka një lojë të bukur. shah.
4. I kthjellët, pa re, pa shi, pa shtrëngatë, pa dallgë e pa erë. Ditë (natë) e bukur. Mot (mëngjes) i bukur. Kohë e bukur. Det i bukur.
5. bised., iron. I keq, i pakëndshëm, i shëmtuar, i padobishëm, i pavlefshëm (përdoret para ose pas një emri, me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë). Të bukur punë që paska bërë! Të bukur fjalë që paska thënë! Të bukur shok që paska! Të bukur lojë që bënë! Për sytë e bukur të dikujt iron. shih te SY, ~RI. Lëpjetë e bukur bot. shih te LËPJET/Ë, ~A. Zonjë e bukur bot. shih te ZONJ/Ë,~A.
BUKUR ndajf.
1. Në mënyrë të bukur. Mirë e bukur. Vishet bukur. I rri bukur. Kërcen (luan) bukur. Shkruan (vizaton) bukur. Këndon bukur. I bie bukur (një vegle muzikore). Tingëllon bukur. Flet (lexon) bukur.
2. Shumë mirë, ashtu si duhet. Ia punoi bukur.
3. bised., iron. Shumë keq, jo ashtu si duhet (përdoret me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë). Bukur, besa!
4. bised. Shumë, mjaft. Bukur i madh. Bukur i lartë. Bukur mirë. Bukur larg. Bukur thellë. Bukur vonë. * Mirë e bukur shih te MIRË. Bukur për dhëndër! ur. i gëzofsh! të ndenjshin bukur edhe për dhëndëri! (i thuhet një të riu kur vesh rroba a këpucë të reja).