Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUKURSHKRIM

    m.
    1. Mënyrë shkrimi e bukur, e rregullt dhe e qartë; shkrim i bukur. Shkruaj me bukurshkrim.
    2. Lëndë mësimore në shkollë, në orët e së cilës nxënësit mësojnë të shkruajnë bukur. Fletore bukurshkrimi. Ora e bukurshkrimit. Mësuesi i bukurshkrimit.