Skip Navigation or Skip to Content
X
BULB m.sh.
1. bot. Pjesë e trashur e kërcellit të disa bimëve barishtore në trajtën e kokës së qepës e me fletë të tulta. Bulbi i qepës. Bulbi i zambakut. Gjethet e bulbit.
2. anat. Pjesë e zgjeruar në trajtë qepujke e disa indeve ose e disa organeve, qepore. Bulbi i trurit. Bulbi i flokut. Bulbi i pendëve. Bulbet e ballit. Bulbi i syrit kokërdhoku.
3. Pjesa e fryrë e termometrit, që mban zhivën.