Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BULMET

    m. sh.
    1. Qumështi dhe prodhimet që nxirren nga përpunimi i tij (djathi, gjalpi, gjiza, kosi etj.). Dyqan (punishte) bulmeti. Enët e bulmetit.
    2. fig. Fryt, dobi, gjë e dobishme, përfundim i mirë, bereqet, bukë. Muhabet pa bulmet.

      Shprehje

      • Bulmet hudhrash iron. shih te HUDH/ËR,~RA. Ai stan atë bulmet ka mospërf. shih te STAN,~I.