Skip Navigation or Skip to Content
X
BUM m.sh.
Rritje e menjëhershme dhe e përkohshme e prodhimit në vendet kapitaliste, që bëhet në mënyrë jo të natyrshme e me spekulime të shumëllojshme, me qëllim që të përballohet kriza ekonomike. Bumi ekonomik. Bumi ushtarak. Bumi i industrisë së automobilave. Periudha e bumit.
BUM onomat.
1. Përdoret për të shënuar zhurmën që del kur godasim një daulle a diçka tjetër, krismën e një arme të rëndë, përplasjen e fortë të një trupi etj.; bam.
2. përd. kallëzues. Shënon në fjali veprimin e një goditjeje a të një përplasjeje me zhurmë të mbytur.
3. përd. kallëzues. Shënon një veprim që kryhet papandehur (kur dikush vjen papritur, kur diçka shfaqet befas etj.). Kur bum! në dhomë ai.
4. përd. ndajf. Befas, papritur; drejtpërdrejt, copë. Ia tha bum. Më erdhi bum. Ia zuri derën bum.
5. si pj. Përdoret si fjalë nxitëse. * Bam e bum shih te BAM.