Skip Navigation or Skip to Content
X
BUNACË f.
1. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Fillon bunaca. Bie deti në bunacë.
2. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë.
3. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca.
4. fig. Qetësi, kohë pa trazime; amulli. Çaste bunacë.
5. përd. mb. Shumë i errët, i zi sterrë. Qiell bunacë. Natë bunacë. * U bë bunacë a) iu rrit barku nga barra (për gratë); b) u fry, u bë kacek nga të ngrënët.