BUNGËBUTË f.sh.bot.
Lloj bungu njëzet-tridhjetë metra i lartë, me lëkurë të plasaritur e me push, me gjethe vezake dhe me lende më të vogla se të bungut, që kur bien, e lënë kësulën në degë; bungë e butë. Dru bungëbutë. Lendet e bungëbutës. Pyll bungëbutë.