BUNKER m.sh.
1. usht. Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji, që shërben si pikë zjarri. Bunker i fshehtë (i maskuar). Frëngjitë e bunkerit. Qëllonte nga bunkeri.
2. tek. Hambar i madh për minerale dhe për lëndë të tjera, i ndërtuar në një vend të ngritur dhe me një derë të vogël në fund, për të lehtësuar ngarkimin e mjeteve të mbartjes; hambar i veçantë në disa makina, ku mblidhet lënda që përpunohet. Bunker qymyri. Bunker mineralesh. Bunkeri i çimentos. Bunkeri i kombajnës. Bunker ngarkimi.