Skip Navigation or Skip to Content
X
BURBUQE f.sh.
Lule që s'ka çelur ende, sumbull luleje, gonxhe; syth i vogël i paçelur, prej nga del lulja, gjethja ose filizi i bimës. Burbuqe trëndafili. Burbuqet e plepit. E bukur si burbuqe. Çel (lëshon) burbuqe. Shpërthejnë burbuqet. I ka buzët si burbuqe.